Në vigjilje të Ditës së alfabetit shqip Universiteti Nëna Tereza – Shkup, më 21 Nëntor 2016 organizon tryezë shkencore me temë , “Arsimi – nga tradita drejtë sfidave të reja”.

Në këtë tryezë shkencore do të marrin pjesë profesorë eminent të kësaj lëmie nga Evropa, vendi dhe regjioni.

Gjatë konferencës do të trajtohet arsimi si vlerë kulturore, gjithashtu do të vihen në pah sfidat me të cilat ballafaqohet rinia në kohën e globalizimit dhe integrimit. Theks i posaçëm do të vendoset në rrolin e arsimit në krijimin e personalitetit me aftësi kritike mendore për fuqizimin e individit për t´i përballuar këto sfida.

 

 

 

By