Shpallet konkursi për përzgjedhjen ideore të Kompleksit Universitar Nënë Tereza

cropped-engineering-icon

Universiteti Nënë Tereza në përputhje me dinamikën e paraparë, shpall Konkurs për përzgjedhjen ideore të Kompleksit Universitar Nënë Tereza në Shkup. Shpalljes ne fjale i parapriu vendimi unanim i Komisionit përkatës të ekspertëve pranë UNT që është ngarkuar për ta udhëhequr dhe përfunduar këtë proces deri në përzgjedhjen e Projektit ideor fitues.

Dokumenti respektivisht Detyra projektuese është përgatitur mbi kriteret më të larta të standardizuara për realizimin e vizionit të universitetit, në përputhje me programet studimore që janë të akredituara, gjithmonë duke marrë parasysh specifikën kryesore të këtij universiteti, që janë programet tekniko-teknologjike.

Sipërfaqja e nevojshme për arritjen e këtij qëllimi është 31.980 m2. Në suaza të Universitetit është planifikuar edhe pishina me dimensione gjysmë-olimpike që do t’i shërbej në raste të caktuara edhe komunitetit më të gjerë. Detajet e konkursit janë të afishuara në web faqen e Universitetit Nënë Tereza. Linku: http://unt.edu.mk/sq/konkurse/. Për informata plotësuese drejtohuni në emailin: javninabavki@unt.edu.mk.

Në interes të idesë sa më të mirë për këtë projekt madhor, Universiteti Nënë Tereza fton të gjitha shtëpitë projektuese dhe individë,  si brenda dhe jashtë vendit ,për tu paraqitur me Projekt- idetë e tyre.

.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn