STAMBOLL, TURQI Leotrim Ramadani, student i Informatikës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, momentalisht gjendet në Stamboll tëTurqisë, ku vazhdon studimet këtë semestër në kuadër të Programit Erasmus Plus.
Të studiuarit jashtë vendit deri më tani më ka pelqyer tej mase, thotë Leotrimi, i cili shton se ka mësuar shumë gjëra të reja, si për fushën e tij të studimit, dhe për gjërat tjera në pergjithesi.
”Kjo mendoj se do të na ndihmojë shumë në të ardhmen sepse na pregadit për sfida të reja, si të jetojmë në mënyrë të pavarur pa ndihmën e askujt, si të studiojmë apo të punojmë me njerëz të huaj si dhe të njoftojmë dhe ta prezantojmë vendin tonë e menyrën më të mirë edhe tek të tjerët’, thotë Leotrimi.
I faleminderohem shumë Programit “Erasmus +” për mundësinë që më ka dhënë, mësimet që po i marrë nga ky program si dhe për eksperiencat e reja që po i fitoj.
Letrim Ramadani-Stamboll