𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎 Dita e Informacionit të COST-it (COST Info Day) këtë vit u zhvillua për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nikoqir i saj është gjithashtu për herë të parë Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup.


Konferenca, me afro 100 pjesëmarrëes nga vendi dhe Europa u zhvillua online, sot, e enjte, 26 Nëntor 2020, duke shënuar kështu një eksperiencë të jashtëzakonshme për UNT-në.


Fjalim mirëseradhës kishte rektori i UNT-së, Prof. dr. Aziz Pollozhani, fjalim hyrës z.Christer Halen, administrator i lartë për operacionet shkencore në COST, ndërsa fjalim përshëndetës drejtori i COST, Dr. Ronald de Bruin.


Temë diskutimi i Ditës së COST-it (Bashkëpunimi Evropian në Arsim dhe Teknologji), këtë vit ishin: Cili është programi COST, Si të merrni pjesë, Si të aplikoni, dhe Dëshmi nga pjesëmarrësit e kaluar të veprimit COST.


Për përvojat e COST në Universitetin Nënë Tereza, prezantuan  profesorët e UNT-së, Bekim Fetai dhe Diturije Ismaili.


COST ofron mundësi të rrjetëzimit për studiuesit dhe inovatorët në mënyrë që të forcojë kapacitetin e Evropës për të adresuar sfidat shkencore, teknologjike dhe shoqërore. Tre prioritetet strategjike të COST-it janë:


  •  Promovimi dhe përhapja e ekselencës
  •  Nxitja e kërkimit ndërdisiplinor për shkencën e përparimit
  •  Fuqizimi dhe mbajtja e studiuesve dhe inovatorëve të rinj


Të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë përfshirë aktivisht në programin COST, duke u bashkuar në vitet në vijim: Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, që nga viti 1991, Maqedonia e Veriut nga viti 2002, Mali i Zi nga viti 2015, anëtar i COST në vitin 2018 u bënë Shqipëria dhe Kosova.cost3 thumbnail_Cost B2 thumbnail_costwsp3 thumbnail_costwsp4

By