𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë 𝟐𝟓-𝟐𝟔 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Përshpejtimi i modernizimit të universiteteve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Teknologjitë Virtuale (Projekti VTech), ishte temë e punëtorisë që u organizua në Tiranë me temë ‘Shkëmbimi i hulumtimeve rajonale mbi përdorimin e AR/VR në metodologjitë e mësimdhënies’.

Mes 30 pjesëmarrësve që morrën pjesë në këtë punëtori nga vendet e Ballkanit dhe Evropa, pjesë e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup ishin Prof. Dr. Bekim Fetaji, prorektor, Dr. Diturije Ismaili UNT, Genti Reci, PhD kandidat.

Në këtë punëtori, u ndanë rezultatet rajonale mbi përdorimin e teknologjive virtuale në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan në lidhje me planet dhe aktivitetet e ardhshme në lidhje me Projektin VTech.

Ditën e parë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndanë gjetjet e tyre mbi përdorimin e teknologjive virtuale dhe të gjitha prezantimet u pasuan nga diskutime dhe pyetje duke u ofruar të gjithë partnerëve një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi përdorimin e metodologjive të mësimdhënies VR në vendet përkatëse.

Ditën e dytë e punëtorisë u prezantuan aktivitetet për vitin e ardhshëm dhe u diskutuan çështje të ndryshme menaxheriale mbi projektin. Në këtë drejtim, UNT ka të drejtë të organizojë ngjarjet vijuese në vitin e ardhshëm të aktivitetit.

· Trainimi i Studentëve 1 – Trajnimi i studentëve në Programimin e Përmbajtjes VR
· Tryezë e Rrumbullakët 1 – takim hibrid me kompani nga industria e cila do të trajnojë studentët tanë të marrin pjesë në Hackaton.
· Trainimi i Studentëve 2 – Trajnimi i studentëve në Zhvillimin e Përmbajtjes së VR-Ditët e Hapura të VTECH – takim hibrid me partnerë dhe palë të tjera të interesit
· Tryezë e Rrumbullakët 2- diskutim hibrid dhe prezantim mbi bashkëpunimet me kompani nga industria e cila do të trajnojë studentët tanë të marrin pjesë në Hackaton.
· Konkursi Hackaton në programimin e përmbajtjes VR për edukimin për të gjithë partnerët dhe palët e tjera të interesuara.

vtech (1)

By