𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟕 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Fakulteti i Shkencave Teknike, pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, përkushtoi punëtori online për maturantët e shkollave të mesme, njëherit duke filluar dhe me ‘Ditën e hapur’ të vitit akademik 2021/2022. Maturantët në numër të konsiderueshëm kësaj rradhe ishin nga shkollat e mesme të Shkupit edhe atë nga gjimnazet: “Zef Lush Marku”, “Cvetan Dimov” dhe shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov”.
Punëtorinë me studentët potencial e përshëndeti me një fjalim hyrës dekani i FSHS-së, Prof. Dr. Agim Mamuti, dhe që më pas u vazhdua me pedagogun pranë UNT-së, Doc. Dr. Bujamin Bela, tema në të cilën u diskutua kishte të bëjë me: “Sfidat e përzgjedhjes së karrierës profesionale”.
Në fund të punëtorisë, maturantët u njoftuan me ofertën e begatëshme akademike që ofron UNT, më konkretisht ata u njoftuan me detajet e 8 programeve studimore që i ofron Fakulteti i Shkencave Teknike, edhe atë:
• Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi,
• Menaxhment industrial,
• Doganë, shpedicion dhe sigurime,
• Inxhinieri e transportit dhe komunikacionit,
• Mekatronikë,
• Inxhinieria e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe sigurisë në punë,
• Sisteme elektroenergjetike, dhe
• Inxhinieri makinerike dhe menaxhment.
Maturantët shprehën interes i lartë për të vazhduar me studimet në njërin nga drejtimet shumë atraktive dhe deficitare të sipër përmendura.

170138270_3828836363890435_5860316201422795041_n 170530988_3828836357223769_4929237414138245844_n 170219820_3828836350557103_3280941518061079912_n

By