Në vazdhën e promovimit të UNT-së para maturantëve, për 10 ditë në Shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Sklodovska” në Shkup është zhvilluar promovim nga kuadri i Fakultetit të Shkencave Teknologjike pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, gjatë së cilit, maturantët përmes pranisë fizike dhe në platformën online, janë njoftuar me ofetën akademike të UNT-së.

Në promovim morën pjesë Assoc. Dr. Olga Popovska në prezantimin online dhe ass. m-r. Arjan Ganiji, me prani fizike.

Maturantëve të pranishëm në prezantim, të cilët ishin të narë në grupe të vogla, duke respektuar masat e sigurisë nga pandemia Covid-19, iu prezantua Fakulteti i Shkencave Teknologjike përfshirë programet e studimit, kohëzgjatja e studimeve, mjediset laboratorike dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit. Gjatë pjesës së fundit të prezantimit, ku ligjërimi ishte interaktiv, maturantët treguan interes për prezantimin duke parashtruar pyetje të shumta.

 

By