𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟗.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟏 Në ambientet e UNT-së sot u promovua libri ‘Маrketingu’ i Prof. Dr. Neritan Turkeshit, pedagog në Fakultetin e Shkencave Teknike pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup.

Librin ‘Маrketingu’ të Prof. Dr. Neritan Turkeshit, i cili është libri i gjashtë i tij, u promovua nga ana e kryetarit të Senatit të UNT-së, dhe njëkohësisht drejtor i Qendrës për publikime akademike Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi, i cili vlerësoi lartë kontributin e dhënë në këtë libër, si vlerë e shtuar për studentët e UNT-së.

Në fjalën e tij dekani I FSHT, Prof.Dr. Agim Mamuti citoi thënien e Philippe Wagner, i cili ka thënë se ‘Marketingu mësohet për një ditë, por duhet një jetë për ta mjeshtruar’, ndërsa për librin tha se është vlerë e çmuar për studentët dhe punonjësit e sektorit të marketingut.
Recenzenti Prof.Dr. Bujamin Bela tha se libri ndahet në 12 kapituj, mes të cilëve ceku marketingun digjital, ndërkombëtar dhe politik. Ai shtoi se në nivel global, mungon literaturë në gjuhën shqipe për marketingun, dhe shprehu shpresën se kjo do ti motivon pedagogët tjerë për të shkruar.

Autori i Librit ‘Маrketingu’ Prof. Dr. Neritan Turkeshi, tha se qëllimi kryesor i tij ka qenë dhe është kthimi i lexuesit tek libri, dhe ngritja e vetëdijes shoqërore në raport me librin. Ai tha se, shoqërisë tonë i nevojitet dije, ndërsa pa libra nuk ka dije.
Prof. Dr. Neritan Turkeshi është pedagog në Fakultetin e Shkencave Teknike pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ndërsa deri tani ka botuar këto libra:

• ‘Bazat e ekonomisë’, viti 2006
• ‘Bazat e menaxhmentit’, viti 2008
• ‘Ekonomia bankare’, viti 2014
• ‘Ekonomia Monetare’ viti 2014
• ‘Brend menaxhmenti’ viti 2014

Prof. Dr. Neritan Turkeshi ka lindur në vitin 1981 në Dibër, ndërsa jeton dhe vepron në Shkup.

By