Në vazhdim të zbatimit të projektit ERASMUS+ IDADOHS Dixhitalizimi i Arsimit, u organizua takimi fillestar Kick Of Meetingdhe u zhvillua më 30 mars 2022 (e mërkurë) në Universitetin Nënë Tereza – Shkup.
Gjatë takimit Fillestar, koordinatori Prof.Dr. Bekim Fetaji, prorektor për Shkencë nga Universiteti Nënë Tereza, fillimisht ftoi të gjithë partnerët që t’i prezantojnë veten dhe institucionet e tyre dhe cilat aspekte të dixhitalizimit kanë zbatuar. Pas prezantimit dhe njohjes së njëri-tjetrit dhe specifikave të institucioneve të tyre dhe punës në lidhje me procesin e dixhitalizimit, koordinatori Prof.Dr. Bekim Fetaji ka shpjeguar dhe kaluar nëpër të gjitha aktivitetet dhe detajet nga aplikacioni i projektit. Integrimi i përmbajtjes dixhitale dhe dixhitalizimi i shkollave të mesme, IDADOHS është projekti ku Universitetet në bashkëpunim me shkollat e mesme do të ndihmojnë në dixhitalizimin e arsimit burime të hapura arsimore për t’u përdorur në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Gjithashtu u diskutua se ku janë mangësitë dhe shkurtimi i buxhetit dhe shkurtimi i kohës për të përfunduar projektin dhe u shpjegua se cilët janë hapat e ardhshëm.
Takimit iu bashkëngjitur një axhendë e detajuar dhe materiale të tjera të ofruara për pjesëmarrësit.
Gjithashtu LOGO të ndryshme për Projektin janë prezantuar dhe dërguar më parë me email dhe gjatë Fillimit të Takimit janë votuar nga të gjithë pjesëmarrësit dhe pas numërimit të votave janë vendosur për LOGO-n zyrtare të projektit.