Shkup, 29 Gusht 2022 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup nga data 25 Gusht po vazhdon me intensitet të shtuar regjistrimi në ciklin e parë studimor.

Universiteti i vetëm publik në gjuhën amtare në kryeqytet, kryesisht përmban drejtime deficitare në kërkesë të tregut të punës. Këtë vit Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ofron 1225 vende të lira për kandidatët e interesuar, të cilët duan ta ndërtojnë karrierën e tyre akademike në UNT.

Afati i parë i regjistrimit vazhdon deri më datë 31 Gusht 2022, ndërsa shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet me 1 Shtator 2022, dhe shpallja e vendimit përfundimtar për pranimin e kandidatëve bëhet më 5 shtator. Regjistrimi i studentëve bëhet nga 5 deri 9 shtator, ku studentët duhet të regjistrojnë semestrin e parë, me të cilin do të marrin statusin studentë.Regjistrimet në fakultetet vijojnë kështu:

𝐑𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐚𝐭 (Ndërtesa e Lidhjes së sindikatave të RMV-së)

👉Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

👉Fakulteti i Shkencave Teknike

👉Fakulteti i Shkencave Informatike

𝐎𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐁 (sh.f. Kongresi i Manastirit)

👉Fakulteti i Shkencave Sociale

👉Fakulteti i Shkencave Teknologjike

✍️#REGJISTROHU📚

Për më shumë, ndiqni vegëzat e konkursit për detajet e aplikimit:

🔗https://bit.ly/3RlJZU4

🔗https://bit.ly/3IlVUNm🇲🇰

By