𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟑 Në kuadër të manifestimeve të Marsit, kushtuar grave të punësuara në universitet dhe në përputhje me Strategjinë për barazi gjinore, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Departamenti për Punë dhe Politikë Sociale, me një aktivitet të përbashët me Asociacionin për Afirmimin e Gruas shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsin.

Aktiviteti që u organizua nga koordinatorja e Departamentit për Punë dhe Politikë Sociale, Dr. Nita B. Luma në bashkëpunim me kryetaret e studentëve të departamentit, Anesa Mani, Majlinda Salihu, Merita Pajaziti dhe Nermine Dardhishta kishte për qëllim analizimin e gjendjes së gruas në të kaluarën dhe tash, ndërsa analiza përfshinte gruan shqiptare dhe pozitën e saj në Maqedoninë e Veriut.

Në aktivitet paraqitje kishte edhe Prof.dr. Diturije Ismaili, dekane e Fakultetit të Shkencave sociale dhe zonja Ajshe Emini, profesoreshë e gjuhën angleze.

Fjalë përshëndetëse kishte edhe rektori i UNT-së, Prof. dr. Izet Zeqiri i cili tha se UNT në mënyrë konstante zbaton politika të përfaqësimin të drejtë pa dallim gjinie, duke theksuar se gratë kanë rol vendimtarë në krijimin e politikave. Theksoi se gratë kanë pozitat e kryetares së Senatit, sekretares së përgjithshme, janë dekane, ndërsa 40 përqind e stafit akademik përbëhet nga to, duke përfshirë 21 doktore shkencash dhe po aq me magjistraturë, duke shtuar se adhe brenda stafit administrativ gratë zënë afro gjysmën e të punësuarve.

Për të ndarë nga bagazhi i përvojave të shumta drejtë ngritjes së pozitës së gruas në shoqërinë tonë, ishte i ftuar Asociacioni për Afirmimin e Gruas, i udhëhequr nga zonja Ajgyl Sulejman e cila shpalosi veprimtaritë e ndërmarra në synim të avancimit të gruas në vend.

Në këtë aktvitetet morrën pjesë nga gra radhët e të punësuarve në UNT si dhe numër i konsiderueshëm studentesh, ndërsa aktiviteti u përmbyll me ndarje lulesh për të pranishmit dhe me shënime që ata mbërthyen në tabelë, inspiruar nga veçantia e festës.

By