UNIVERSITETET SHTETËRORE ME NJË ZË UNIK NË REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË TË PUNËSUARVE

Shtip, 16.04.2024 Gjashtësindikatat e universiteteve shtetërore sot në Shtip  nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, i pari i këtij lloji në vend.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” Manastir, Universiteti i Tetovës, Universiteti “Goce Delçev”- Shtip dhe Universiteti për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostul Pali” nga Ohri përmes këtij memorandumi i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut u zotuan për koordinimin e përbashkët në artikulimin e kërkesave pedagogjike e sociale dhe në shtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veprimtari të ndryshme edukative-arsimore.

Qëllimi i këtij memorandumi është që universitetet publike të jenë një zë unik në realizimin e të drejtave të tyre konform avancimit dhe ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.

By