Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është institucioni udhëheqës i projektit për rivitalizimin e qëndrueshëm bioklimatik të hapësirave të braktisura SBRAUS – (Sustainable Bio climatic Revitalization of Abandoned Spaces) që realizohet me mbështetje nga programi Erasmus+ në partneritet me disa fakultete me renome evropiane në lëminë e Arkitekturës si: IUAV (Venedik, Itali), University of Maribor (Sloveni), Hochschule Anhalt (Dessau, Gjermani) dhe Universiteti i Thesalisë nga Volos, Greqi).
Në kuadër të këtij projekti mes datave 3-6 Prill, përfaqësuesit nga këto universitete dhe përfaqësuesit e UNT-së realizuan trajnimin e parë në hapësirat e IUAV (Venedik) ku diskutuan rreth hulumtimeve urbane laboratorike për mjedisin dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.Këtij takimi i parapriu mbledhja e parë informative (Kick Off) që u mbajt në janar të po këtij viti në hapësirat e Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.
Projekti SBRAUS koordinohet nga prof. D-r Radmila Tomovska, Asst.Mr Adelina Fejza dhe Asst.Mr Fjolla Pustina nga Fakulteti i Arkitekturës, si dhe Ilir Idrizi dhe Arta Axhiu Ademi nga Sektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare pran UNT-së.