Shkup, 02.07.2025 – Në kabinetin e punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në takim pune Znj. Antje Vandelt, drejtore e Përgjithshme e Dhomës Ekonomike Gjermane në Maqedoninë e Veriut (AHK).

Gjatë takimit, rektori Fetaji, së bashku me prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, njoftuan znj. Vandelt dhe shoqëruesin e saj z. Abdylmexhit Saiti, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së, mbi zhvillimet akademike të Universitetit, iniciativat ndërkombëtare dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim ndërinstitucional.

Në fokus të diskutimit ishte identifikimi i fushave të përbashkëta për bashkëpunim në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve profesionale, përkrahjes së ndërmarrësisë së të rinjve dhe edukimit dual në partneritet me sektorin privat. 

Dhoma Ekonomike Gjermane në RMV (AHK) është një institucion me rol kyç në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut, me mision të qartë në nxitjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit profesional në rajon.

By