Fakulteti i Shkencave Sociale

Studimet në programin politika sociale dhe puna sociale do të ju mundësojë për të kuptuar shkaqet e problemeve sociale dhe se si shoqëritë përpiqen për t’i zgjidhur ato, si ato kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju do të merrni një edukim të plotë në shkencat themelore sociale, duke përfshirë sociologjinë, psikologjinë sociale, politikën dhe ekonomin dhe të përdorni atë që ju do të mësoni për të kuptuar përse të bërit politika të suksesshme është një proces aq kompleks, pse modelet e pabarazisë vazhdojnë dhe çfarë më tepër mund të bëhet për ti zgjidhur problemet sociale.

Studime deridiplomike
Programi Studimor Studime Europiane
Cikli I dytë
Përshkrim i programit studimor Ky program ofron kurrikulë të pasur akademike dhe një qasje interdisiplinare të së drejtës, historisë, ekonomisë dhe politikave të Unionit Europian me theks të veçantë në europeizimin e Europës Juglindore. Programi është i dizajnuar për studentët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet pasdiplomike ose karrierën profesionale. Pas përfundimit të studimeve deridiplomike studentët me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara do të jenë të gatshëm për punë në institucionet dhe agjencitë e Unionit Europian, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, institucionet shtetërore të nivelit qendror dhe lokal: ministritë për punë të jashtme, ministritë për çështje europiane, ministritë e ekonomisë dhe zhvillimit social, ministritë e drejtësisë, si dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale

 

Kredi ECTS 180
Titulli që fitohet pas diplomimit Jurist i diplomuar nga fusha e studimeve europiane
Lista e lëndëve  

Semestri 1:

Fillet e së drejtës;

Hyrje në shkencat politike;

Historia e Unionit Europian;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 2:

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare;

Europeizimi i Europës Juglindore;

Ekonomia e integrimit europian;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 3:

Hyrje në të drejtën e Unionit Europian;

Ekonomia politike e Unionit Europian;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 4:

Koncepti dhe idea për Europën;

Krijimi i politikave në Unionin Europian;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 5:

Hyrje në të drejtën ndërkombëtare;

Shkruarja e seminarit;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 6:

Politika e jashtme e Unionit Evropian;

Shkruarja e seminarit- i avancuar;

Lënd zgjedhore 4*;

Lënd zgjedhore 5*;

Lënd zgjedhore 6*


Studime pasdiplomike

 

Programi Studimor Studime europiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare
Cikli Studime pasdiplomike
Përshkrim i programit studimor  

Ky program studimor është i dizajnuar tu mundësoj studentëve përforcim të njohurive nga fusha e studimeve evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Qëllimi i programit është studentët të jenë të gatshëm të tregojnë njohuri të thella mbi proceset e integrimit europian, ndërtimit të identitetit supranacinal, efektet e UE-së ndaj vendeve anëtare dhe shteteve kandidate për anëtarësim, zgjërimit gjeopolitik të UE-së, shkaqet dhe pasojat e globalizimit në vendimmarjen dhe politikëbërjen nacionale, rolin e aktorëve joshtetërorë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë ndërkombëtare, paraqitjen e fuqive të reja ekonomike dhe politike në sistemit ndërkombëtar.

 

Kredi ECTS 120
Titulli që fitohet pas diplomimit Magjistër i shkencave juridike nga fusha e studimeve europiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare
Lista e lëndëve  

Semestri 1:

Koncepti dhe idea për Europën;

Marrëdhënie ndërkombëtare dhe organizata ndërkombëtare;

Institucionet e Unionit Europian;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 2:

Globalizimi;

E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut;

Koncepti i europeizimit;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 3:

Etika dhe deontologjia;

Historia e civilizimeve;

Metodologjia e hulumtimit në shkencat juridike dhe politike;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

 

Semestri 4:

Politika e mjedisit jetësor;

Nacionalizmi;

Tema e magjistraturës;

Lënd zgjedhore 1*;

Lënd zgjedhore 2*

 

shutterstock_87113380-0-0

“SHKENCA SOCIALE = DIJE, KARRIERË, SHOQËRI MË E MIRË!”

Fakulteti i Shkencave sociale përgatit udhëheqës të ardhshëm kryesisht për institucionet qeveritare dhe për organizatat jo-qeveritare. Programet studimore bëjnë një lidhje midis teorisë dhe praktikës, si një nga kushtet më të rëndësishme për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për karrierë të suksesshme. Të diplomuarit do të jenë në gjendje të kontribuojnë në krijimin, zbatimin, zhvillimin dhe vlerësimin e politikave publike, për të mirën e shoqërisë