UNT dhe Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan nënshkurajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat akademike dhe hulumtuese. Për këtë qëllim rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe Prof. Dr. Bajram Kosumi, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare i Universitetit “Kadri Zeka” – Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka dhe prorektori për financa i UNT-së, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani.

DSC_0762Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor, si dhe efiçencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve dhe studentëve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve studimore, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.

Të dyja këto institucione do të kenë qëllim të përbashkët identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit ekonomik të dy institucioneve.Për këtë arsye të dy universitetet impenjohen në kryerjen e çdo lloj aktiviteti që nevojitet për jetësimin e marrëveshjes në fjalë dhe të objektivave të saj, si dhe zgjerimin e tyre.

 

 

 

 

 

DSC_0778