“Migrimet duhen hulumtuar”

migration1-537x350

UNT, themelohet “Qendra rajonale për demografi, migrim dhe mobilitet”

Në kohët moderne, globalizimi dhe sfidat e shumëllojshme me të cilat po ballafaqohet shoqëria sot, na bën të vëmendshëm ndaj këtyre problematikave. Mbetet fakt se në shoqëritë e zhvilluara gjithnjë e më shumë shqetësojnë trendet demografike, ndërkohë që nga ana tjetër në shoqëritë më pak të zhvilluara rritet fuqia punëtore. Ky diversitet mes shoqërive me zhvillim të ndryshëm ka sjellë edhe në lëvizje të mëdha deri në eksode të frikshme. Të rinjtë duke kërkuar mundësi më të mira gjithnjë e më shumë po bëjnë lëvizje duke shkaktuar “Fenomenin e rrjedhjes së trurit”. Kjo ka sjellë një nevojë serioze për një qasje thelbësisht shkencore në studimin e këtyre fenomeneve. Duke e parë nevojën e adresimit dhe trajtimit të këtyre problematikave, ne si Universitet e pamë të arsyeshme themelimin e “Qendrës rajonale për demografi, migrim dhe mobilitet”. Kjo qendër nëpërmjet hulumtimit shkencor do ti trajtojë këto zhvillime dhe problematika, njëkohësisht duke dhënë edhe sugjerime të mirëstudiuara për zgjidhjen e tyre.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn