Gazetari i njohur Nazim Rashidi mbajti ligjëratë me studentët e Mediave dhe Komunikimit Ndërkulturor në UNT

20181227_130437

Studentët e UNT-së të departamentit të Mediave dhe Komunikimit Ndërkulturor patën mundësi te degjojnë ligjëratë nga gazetari i njohur Nazim Rashidi me temë: Specifikat, organizimi dhe sfidat e një emisioni në TV. Gazetari foli për çeshtjet praktike të emisioneve në televizion me theks të veçante ne emisionin 200, autor dhe udhëheqes i të cilit është ai vetë. Gjithashtu ju tregoi studentëve rrjedhen nga caktimi i temës, kontakti me të ftuarit, pregaditja e pyetjeve e deri te konkretizimi i emisionit.

Nazim

Një aspekt i veçantë dhe i rëndësishëm për studentët ishte edhe kyçja e tyre me pyetje për anën teorike por edhe atë praktike. Debati interaktiv e bëri diskutimin akoma më tërhekës me një gazetar profesionist si në mediumin radio ashtu edhe në TV. E gjithë biseda përfundoi me krahasime të nsryshme të gazetarisë në rajon dhe në Maqedoni si dhe ndryshimet që duhet të bëhen në media por edhe sfidat e së ardhmes në profesionin e gazetarisë.
Në emër të programit Media dhe Komunikim Ndërkulturor i shprehim falenderime gazetarit Nazim Rashidi për kontributin me ligjëratën e tij për studentët e UNT-së.
UNT vazhdon tju ofroje studentëve takime me ekspertë të fushave si dhe qasje në elementet praktike profesionale.
20181227_120421
Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn