West Midlands, 31.01.2019 Prorektori për arsim dhe shkencë i Universitetit Nënë Tereza në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi ligjeratë para studentëve të Universitetit Staffordshire në Britaninë e Madhe.

 

Prof. Dr. Bekim Fetaji  ligjeratat në Universitetin Staffordshire i realizon në kuadër vizitës një javore të punës, në kuadër të Programit Erasmus + për mobilitet të stafit akademik, si pjesë e Programit për shkëmbim të studentëve dhe  profesorëve me Universitetin Staffordshire.

 

Programi Erasmus+ është shtytës i modernizimit të arsimit të lartë në Europë dhe ka për qëllim që të kontribuojë në zhvillimin e Europës si shoqëri e përparuar e dijes me zhvillim të qëndrueshëm, kohezion më të madh shoqëror dhe vende më të mira pune për qytetarët e saj. Për t’i arritur këto qëllime, ky program e nxit këmbimin, bashkëpunimin dhe mobilitetin e profesorëve dhe studentëve në tërë Europën.

By