Njoftim lidhur me organizimin e konferencës ndërkombëtare në UNT 
Universiteti ”Nënë Tereza” në Shkup, njofton të gjithë të interesuarit se më datat 10 dhe 11 Maj 2019,  në hapësirat e UNT-së, do të organizohet Konferencë ndërkombëtare me temë “Migrimi, mobiliteti  dhe mirëqenia sociale në kontekstin e integrimit Euro-Atlantik”.

Pas zgjidhjes së kontestit me emrin e vendit, që Shkupi dhe Athina zyrtare negociuan për 27 vjet, dhe në prag të zgjidhjes eventuale të një kontesti afro 20 vjeçar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duket se rajoni ngadal por sigurtë po kalon problemet politike, që kanë zanafillën e tyre në pjesën e dytë të shekullit 19 dhe pjesën e parë të shekullit 20, ndërsa popujt ballkanik për herë të parë në histori kanë një agjendë të përbashkët, perspektivat për rrugën integruese në UE dhe NATO.

Fatkeqësisht, ky trend pozitiv diplomatik dhe politik përshkruhet edhe nga një fenomen siç është migrimi, që prodhon pasoja demografike serioze, që si efekt të fundit kanë ndikim në ekonomi por edhe në stabilitetin politik dhe atë të sigurisë. Kjo konferencë ka për qëllim që fenomenin e migrimeve dheintegrimin ta trajtojë si një proces bipolar, si mundësi dhe jo si hendikep. Një qasje e tillë imponohet nëse kemi parasysh se pritjet janë që integrimi të ketë efekte pozitive në zhvillimin ekonomik kurse emigrimi i një pjese të popullatës me performanca të larta profesionale do të ketë edhe pasoja negative.

Rajoni tashmë është dhe do të ngushëllohet gjithnjë e më shumë me emigrimin që vjen nga vende jashtë kontinentit, kryesisht,përmes kanaleve ilegale që paraqesin kërcënim të sigurisë.
Konferenca hap dyert dhe  mirëpret të gjitha punimet që lidhen me këtë temë, por edhe të natyrave interdiciplinare, që mund të ndihmojnë në thellimin e njohurive teorike dhe praktike për këtë fenomen, që mund të paraqiten si rrugëdalje për autoritetet vendimmarrës se në çfarë drejtimi dhe metoda do ti qaset menaxhimit të këtij problemi.

 Temat e konferencës:

*Emigrimi i popullatës nga rajoni; struktura, sociale etnike dhe fetare

*Nevojat e tregut të punës në rajon-mundësit dhe mangësit

* Politikat e migracionit-praktikat e BE-së dhe zbatueshmëria e tyre në rajon

*”Ne” dhe “Të tjerët” në kohën e migrimit global

*Ikja e trurit, ndikimi në proceset integruese

* A është Rajoni më afër integrimit apo getoizimit nëse procesi i migracionit vazhdon?

*A ka nevoj rajoni për emigrantë?

*Sfidat e sigurisë në procesin e migrimit

* Pabarazitë kulturore dhe ndikimi i tyre në politikë dhe siguri ?

 

Informata shtesë dhe të nevojshme –

-Komisioni selektues i punime është i përbërë nga –

1.Iraj Hashi (Staffordshire University, UK)

2.Rizvan Sulejmani (Mother Teresa University- (RNM)

3.Robert Richler (Austrian Academy of Sciences- Austria )

4.Mimoza Dushi (Univeristy of Gjakova-Kosovo)

5.Bashkim Iseni (University of Fribourg- Switzerland)

6.Artan Mustafa (UBT -Kosovo)

7.Merita Xhumani (Univeristy of Tirana -Albania)

8.Agron Buxhaku (Director of Crisis Management Center- Macedonia )

9.Sunaj Raimi ( Mother Teresa University – Macedonia )

10.Marjan Gjurovski ( St.Clement of Ohrid Univeristz of Bitola )

11.Olta Qejvani ( Aleksadër Moisiu University of Durrës – Albania )

12.Ivana Popchev (Secretary general of East West bridge-Skopje)

 

-Kalendari i aktiviteteve dhe afatizimet (deadlines)

31 Mars – Dorëzimet e abstrakteve me 250 fjalë max+ CV në emailin (migration@unt.edu.mk), abstraktet duhen hartuar në gjuhën zyrtare të konferencës (gjuhën angleze)

10 Prill– Njoftimi për pranimin ose refuzimin e prezantimeve.

20 Prill-Lajmërimi i listës përfundimtare të pjesëmarrësve dhe paraqitja e agjendës së konferencës.

10 dhe 11Maj – Konferenca ”Migrimi, mobiliteti dhe mireqenia sociale në kontekstin e integrimeve Euro-Atlantike”.

20 Maj – Publikimi i të gjithë përmbledhjeve të abstrakteve

30 Qershor – Afatizimi (deadline) për dërgimin e hulumtimeve (max 12 faqe- Times New Romans, 12p, 1.5 space) Punimet hulumtues të pranuara do të publikohen në  SEEJSD.

Detajet logjistike – Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodomit do të mbulohen nga pjesëmarrësit, ndërsat organizatorët do të kujdesen për matrialet e konferencës dhe pauzat e kafes.

Agjenda e konferencës do të publikohet në: www.migration.unt.edu.mk

 

By