Shkup, 27.03.2019 Studentët e drejtimit Punë dhe Politikë Sociale të Universitetit Nënë Tereza në Shkup, sot në kuadër të vizitave në institucione të ndryshme në vend,  vizitën e parë të punës e realizuan në Komunën e Çairit.

Gjatë vizitës studentët, të udhëhequr nga profesoresha Elisabeta  Bajrami Ollogu u fokusuan në aktivitetet e Njësisë për Punë Sociale pranë Komunës, në kuadër të mësimit praktik semestral, me çka studentët krahas vizitave kolektive në institucione, kryejnë edhe praktikë individuale.

Studentëve të UNT-së, lidhur me veprimtarinë e Njësisë për punë sociale në Komunën e Çairit u informuan nga z.Vedat Berati, udheheqës i kësaj njësie, ndërsa fjalë rasti u mbajti edhe Kryetari i Komunës Visar Ganiu. Komunikimi ishte interaktiv dhe zgjoi interesin e studentëve të cilët u kyçën me pyetje.

Në javët vijuese studentët e UNT-së do të kenë mundësi të vizitojnë edhe institucione tjera që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale.

3

2

 

By