Shkup, 16 prill 2019 Profesorë nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mbajtën prezantim para maturantëve të shkollës së mesme “Vlado Tasevski” në Shkup.

Ekipi prezantues i UNT-së, i përbërë nga profesorët Olivera Petrovska dhe Jovan Hristovski, informoi maturantët e kësaj shkolle të mesme me drejtimet që janë të përshtatshme për profilet ekzistuese të shkollës.

Në pjesën e parë u prezantuan fakultetet dhe programet studimore, uebfaqja universitare, vendndodhja fizike e UNT-së dhe avantazhet që rrjedhin prej lokacionit në qendër të Shkupit.

U shpjeguan avantazhet e studimit në një universitet shtetëror në Shkup. Është specifikuar se të gjitha programet dhe drejtimet e UNT-së kanë akreditim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në pjesën e dytë të prezantimit kishte komunikim interaktiv me studentët ku ata kanë bërë shumë pyetje në lidhje me drejtimet, veçanërisht për drejtimin e inzhinierisë së transportit, doganave, shpedicionit dhe sigurimit.

Studentëve iu ndanë shpërndanë fletushka me informacione lidhur me UNT-në.

By