Mirënjohje dhe kënaqësi e madhe për Universitetin Nënë Tereza në Shkup me rastin e miratimit të projektit nga NATO-ja të emërtuar si Anti Drones – Innovative concept for detecting and neutralise “killer-drones”. Projekti në fjalë, ka të bëj me sigurinë dhe është i përkrahur nëpërmjet programit të NATO-s, Shkencë për paqe dhe siguri (NATO Science for Peace and Security – SPS).
Institucioni zbatues i projektit është Laboratori kombëtar për radarë dhe sisteme të mbikëqyrjes (Radar and Surveillance Systems National Laboratory (CNIT-RASS) nga Piza, Itali, në bashkëpunim me partnerin nga Kazakstani i veriut, Universiteti shtetëror në Petropavlovsk, Kazakstan (North Kazakhstan State University, Petropavlovsk, Kazakhstan) dhe Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
Në Universitetin Nënë Tereza, përgjegjës për këtë projekt është Prof. Dr. Olivera Petrovska.