Shkup, 26.08.2019 Një delegacion i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, i përbërë nga Prorektori i UNT-së Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, kryetari i Senatit të UNT-së Prof. dr.Blerim Saiti dhe pedagogë të këtij universiteti sot morri pjesë në ceremoninë e shënimit të 109 vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Shënjtores Nëna Terezë, që u zhvillua nën organizim të Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni.
Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, që nga mosha e saj 18 vjeçare kur ajo la Shkupin ku lindi, tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfëra dhe personat e sëmurë, anë e mbanë botës, me theks të veçantë Indinë.

Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.

Për vlerat e saja jetësore, Nënën Terezë, Vatikani e shpalli shënjtore.

Universiteti ynë me krenari e mban emrin e saj.

By