UNT zhvilloi seminarin tradicional me stafin akademik

DSC_0521

Shkup, 23 shtator 2019 Në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2019/2020, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup zhvilloi sot seminarin tradicional me stafin akademik, i cili këtë vit shtjelloi temën: ‘Përvojat, sfidat dhe vizionet për zhvillimin e programeve të studimit’.

Fjalë hyrëse në seminar mbajti rektori i UNT-së prof.dr. Aziz Pollozhani, ndërsa i ftuar i posaqëm ishte akademik Vlado Kambovski. Pjesë e panelit ishin profesorët e UNT-së Bekim Fetaji, Zoran Trifunov dhe Bashkim Ziberi.

Rektori Pollozhani u ndal në temën ‘Programet studimore të UNT-së dhe reakreditimi i tyre, vizioni për universitet modern dhe të suksesshëm’ ku para të pranishmëve theksoi nevojën e ndërmarrjes së reformave në sferën e arsimit të lartë, për ti kundërvuar uljes së vazhdueshme të numrit të studentëve në të gjitha universitetet në vend, si dhe gjetjen e mënyrave për stimulimin dhe rritjen e numrit të studentëve të shkencave teknike, që përbëjnë numrin më të vogël të studentëve aktualë.

‘Asnjë universitet në Maqedoninë e Veriut nuk është pjesë e 1000 universiteteteve më të mira në botë, dhe ky është alarmi më i saktë se diçka duhet ndryshuar në sistemin e arsimit sipërorë. Nga 18 institucione të arsimit të lartë në vend, 6 janë publike dhe 12 private, ndërsa në 136 fakultete kemi 1535 programe studimore. Politikat e vjetëruara të financimit të arsimit të lartë duhet ndryshuar, sepse zakonisht universitetet financohen me 44 për qind nga qeveria, diku edhe më pak, ndërsa me vetëfinansim mbi 56 për qind, që dëshmon se qeveria nuk jep vëmendje të duhur shkollimit të lartë, si bazë për zhvillim ekonomik’ tha Pollozhani.

Akademik Vllado Kambovski, i cili është edhe kryetar i Këshillit të akreditimit të programeve studimore tha se ‘qeveritë janë përgjegjëse për modelet e sistemit arsimore, sepse ky është një obligim i tyre, ato jo rallë herë ndërhyjnë sepse besojnë se arsimi i lartë mund të paraqet rrezik për sistemin. Reformat në arsimin e lartë duhet të ndodhin, por edhe përskaj tubimeve tona, ku kemi analizuar çdo segment të tij, deri në nivel të Akademisë së shkencave, nuk janë zbatuar, thjesht qeveria nuk arrin të gjej një zgjidhje afatgjate. Ne besojmë se duhet krijuar një fond të pavarur për hulumtime shkencore, buxheti i të cilit do të ishte i garantuar pa marrë parasysh disponimin e qeverive, ndryshe nuk ka kuptim që në vend të kemi 3500 profesorë dhe 1500 programe studimore’, tha Kambovski.

Prof. Аsс. dr. Zoran Trifunov trajtoi temën ‘Zgjidhje të reja ligjore për programet e studimit në Ligjin për arsimin e lartë. Programet e studimit dhe krahasimi i tyre në Ligjin e ri dhe të vjetër për arsimin e lartë’, ndërsa ‘Parimet dhe struktura e elaboratit për Program studimor. Akreditimi i programit të studimit në dritën e Ligjit për arsimin e lartë’ ishte tema e prezantimit të proprektorit për shkencë në UNT, prof. dr. Bekim Fetaji.

Prof. dr. Bashkim Ziberi në këtë seminar kontriboi me temën ‘Teknika e të shkruarit dhe strukturimit të lëndëve në programin e studimit’.

Në seminarin me temë ‘Përvojat, sfidat dhe vizionet për zhvillimin e programeve të studimit’ morrën pjesë I gjithë stafi akademik i UNT-së.

DSC_0516 DSC_0621 DSC_0599 DSC_0555 DSC_0539 DSC_0536

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn