Shkup, 20.10.2020 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe “Porche Macedonia” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, ku në bazë të këtij memorandumi, parashihet që studentët e drejtimeve vijuese në Fakultetin e Shkencave Teknike (FSHT), pranë UNT-së: Mekatronikë, Inxhinieri transporti dhe komunikacioni, Inxhinieri makinerike dhe menaxhment, si dhe ata të Sistemeve elektroteknike, por jo vetëm këto, të mund të realizojnë punën praktike si pjesë e plan-programeve mësimore në hapësirat e kësaj kompanie.
Memorandumi në fjalë është nënshkruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. dr. Agim Mamuti, si dhe nga drejtuesit e kompanisë “Porche Macedonia”, Dr. Zllatko Mucunski dhe z. Cristoph Erlmoser.