Mirëseardhje në konferencë pjesëmarrësve u uruan rektori i UNT-së, prof.dr. Aziz Pollozhani, dhe kryetari i Senatit prof.dr. Blerim Saiti. Njëkohësisht, Rektori Pollozhani ishte edhe një nga ligjëruesit e konferencës dhe zhvilloi tezën “Sistemi arsimor, faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie interkulturore”.
Koordinatori i konferencës prof.dr. Mustafa Ibrahimi zhvilloi tezën “Reformat gjuhësore në arsimin e shoqërive shumëkulturore -rasti Maqedonia e Veriut”. Sipas profesor Ibrahimit qëllimi i studimit mbi Interkulturalizmin dhe adresimi i marrëdhënieve ndëretnike në arsim nëpërmjet reformave gjuhësore, kontribuon në ndërtimin e bazës për mirëkuptim të përbashkët dhe të ndërtimit të shoqërisë kohezive. Nxënësit janë të ngarkuar me stereotipe dhe paragjykime etnike (kryesisht pozitive për grupin e vet etnik, kurse negative për “të tjerët”), për të cilët ekziston mundësi e madhe të jenë të përkrahura prej arsimtarëve të cilët në mënyrë identike i perceptojnë bashkësitë etnike.
Prof.dr. Rizvan Sulejmani, i cili ligjëroi në temën temën “Arsimi interkulturor dhe kultura në kohë Pandemie”, tha se situata i largoi nga bankat shkollore shumë nxënës e student për çka ata, nxënësit, shtetet e tyre, por edhe bota do të paguaj çmim për disa dekada. Për të nxjerrë në pah disa nga pasojat e ndërprerjes së mësimit për ne si shtet multietnik dhe multikulturor me metodë komparative duke përdorë të dhëna nga studimet e bëra në disa shtete si Amerikë e Britani do të mundohemi të zbardhim pasojat e mundshme për shtetin tonë në pikëpamje etnike nga mbyllja e shkollave dhe universiteteve. Në fund të mundohemi të japim disa konstatime dhe sugjerime si të zbuten pasojat nga kjo pandemi.
I ftuar special i konferencës ishte Don Lush Gjergji, i cili foli për “Nënën Terezë ‐ si simboli i paqes dhe dashurisë, mishërimi dhe paradigma e interkulturalizmit universal”. Ai tha se Nënën Tereze Bojaxhiu e kishte takuar shumë herë gjatë njohjes, shoqërimit dhe bashkëpunimit me të, në meridianët të ndryshme të botës, që nga takimi i parë personal në Romë më 29 mars 1969, ndërsa e kishte shoqëruar në pesë vizitat e saja në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, 1970, 1978, 1980, 1982, 1986.
Prof. dr. Rubin Zemon foli në temën “Historia, antropologjia dhe kompetencat ndërkulturore”, ndërsa profesoresha Ajtene HAJDARI‐QAMILI, për “Interkulturalizmin në institucionet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Berton Sulejmani, foli në temën Interkulturalizmi gjuhësor nëpërmjet frazeologjizmave në gjuhën shqipe dhe maqedonase, Ismet Osmani, për Interkulturalizmin në procesin edukativo‐arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sunaj RAIMI, në temë ‘Disa komponentë interkulturor në folklorin e helenëve të lashtë dhe shqiptarëve të sotshëm’ dhe Mixhait Pollozhani, në temën ‘Arti si veprimtari e kultivimit të interkulturalizmit’.