STUDENTËT E UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA” PJESËMARRËS NË KUADËR TË PROJEKTIT TRAJNUES “VTECH” NË TIRANË
Shkup, 19 prill 2021 – Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pjesëmarrës në trajnimet e programit Erasmus + nga Bashkimi Evropian. Studenti pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike të UNT-së morri pjesë në trajnimin organizuar në Universiteti “Epoka” në Tiranë në kuadër të projektit VTech.
Ky trajnim ishte i fokusuar në tre fusha:
VR (virtual reality),
AR (Augmented reality) dhe
(Mixed Reality).
Trajnimi u realizua nga profesorët Dorota Kaminska dhe Ana Laska- Lesniewizc nga Universiteti Politeknik Lodza duke u moderuar nga Grzegorz Zwoliński. Trajnimi kryesisht kishte të bëjë me dizajnim dhe pa ndonjë gjuhë programore.
Në këtë trajnim studentët u familjarizuan me Headsets që vendoseshin në kokë dhe se si përdoren dy joysticks-at, po ashtu dhe se si bëhet lidhja e headsets-ave me PC dhe me smartphone. Studentët në trajnim u ndanë në grupe, ku pas dy ditesh leksionesh, studentët finalizonuan një projekt të krijuar nga ekipi I studentëve, prezantuar në power point.
Detyra ishte që e studentëve duke përdorur headsets-at dhe joysticks-at dhe nëpërmjet programit spatial.io duhet të krijonim një zyre imagjinare për një user me anë të realitetit virtual. Punimi studentëve ku bënte pjesë edhe studenti i UNT-së kishte të bëjë një person imagjinar i sapo diplomuar që ndërtonte shitje harduerike për të fituar eksperiencë ku në të ardhmen të punojë në një nga kompanite prestigjoze, pra krijuan një zyre imagjinare në 3D.
Të gjithë studentët pjesëmarrës u akorduan edhe me çerifikata pjesëmarrjeje. Ky trajnim u vleresua si shumë i frytshëm nga ana e studentëve.