𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 ‘𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧-𝐦𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭ë 𝐧ë 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐦𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭’ 𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐄𝐧𝐯𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐝𝐮𝐥𝐥𝐚𝐡𝐢𝐭

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟎.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟏 Mes kolegëve, studentëve dhe miqve të artit të shkruar, Profesori i UNT-së Enver Abdullahi sot promovoi librin ‘KRIJIMI I POLITIKËS SË JASHTME TË BASHKIMIT EUROPIAN-me theks të veçantë në raport me Republikën e Maqedonisë së Veriut’ i Prof. Dr. Enver Abdullahit. Në këtë mënyrë u shënua edhe 9 Maji – Dita e Evropës.

Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani tha se tema e përgjdhur është shumë aktuale, dhe UNT poo shënon këtë ditë, si ditë që duhet mbajtur mend gjeneratat e reja, sepse që nga arritja e marrëveshjes për themelimin e BE-së, për herë të parë
në Evropë kemi paqe që zgjat 75 vite.

Recensentët Avni Avdiu dhe Agron Kurtishi thane se libri përfshin një analizë të jashtëzakonshme të politikës së jashtme të BE-së e cila është e re, dhe me shumë mangësi, ndërsa vapra si e tillë është kontribut për litaraturën në gjuhën shqipe në këtë temë, që sipas tyre është e varfër.

Fjalim përshëndetës kishin edhe prorektori i UNT-së, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani dhe drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve Prof.Dr. Ylber Sela, ndërsa promues ishte prof. Dr. Mustafa Ibrahimi.

Autori Enver Abdullahi, në fjalën e tij falënderoi gjithë të pranishmit dhe tha se është munduar të shtjellojë një temë mjaft komplekse siç është vetë themelimi i BE-së, dhe pastaj krijimi i një politike të vetme të BE-së, por edhe që u bë model i paqes në botë.

Prof. Dr. Enver Abdullahi ka përvojë diplomatike e akademike. Ishte Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë Norvegjeze nga viti 2011 deri në vitin 2015. Aktualisht ushtron veprimtari akademike, pedagogë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku ligjëron lëndët: “Identiteti dhe kultura evropiane”, “Politika e jashtme e BE”, “Globalizmi dhe ndryshimet shoqërore”.

Profesor Abdullahi ciklin e paradoktoraturës e ka përfunduar në Londër, ndërsa doktoraturën në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Përveç funksionit ambasador në Norvegji, profesor Enver Abdullahu ka punuar edhe në Institutin linguistik në Londër.

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ka botuar gjithsej 15 libra akademik.

libri enver abdullai

a pollozhani promovim

By