Shkup, 14 korrik 2021– Studentet pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike drejtimi Tekstil Dizajn dhe Modelim filluan praktikën mësimore në Stamboll të Turqisë në kompaninë e tekstilit “Hot-saş” dhe fabrikën “Kozabiat”. 

 

Studentet Ajnur Leskovica dhe Sureja Qaili kane fituar bursë nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, financuar nga Agjencioni kombëtar i programeve Evropiane për arsim dhe mobilitet ERASMUS+.  


Gjatë kësaj periudhe ata do të angazhohen dhe do të ndjekin procedurën së si prodhohen produktet e tekstilit hap pas hapi, duke filluar prej tek skicimi dhe dizajni i tekstilit, blerja e materialeve, nxjerja e modelit, prerja, qepja, fotografia dhe reklamimi i produkteve, paketimi dhe shitja. 

 

Praktika mësimore do të zgjasë dy muaj. UNT, studenteve Ajnur Leskovica dhe Sureja Qaili i uron punë të mbarë dhe shumë suksese të vazhdueshme në këtë rrugë.

By