PROREKTORI BEKIM FETAJI PJESËMARRËS NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË UNIVERSITETIN METROPOLITAN LONDON

Shkup/ Londër, gusht 2021 – Prorektori për Shkencë dhe profesor në Fakultetin e Shkencave të Informatikës të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji më 18 gusht 2021morri pjesë dhe mbajti ligjeratë në cilësinë e “Keynote Speaker” në njërën prej sesioneve në  Konferencën e 4 -të Ndërkombëtare mbi Teknologjitë në Zhvillim në Kompjuterizim 2021 (iCETiC ’21) e organizuar nga Universiteti Metropolitan i Londrës, në Londër, Mbreteria e Bashkuar.