Rektori i UNT-së, Prof.Dr. Izet Zeqiri takoi dy profesorët e rinj të Shkollës së mesme të auto-transportit ‘Boro Petrushevski’ në Shkup, Kujtim Dullovi dhe Blerim Sulejmani, të punësuar, sapo kanë diplomuar ne UNT.

Zeqiri i njoftoi ata me rritjen e numrit të studentëve gjatë këtij viti, sidomos pas sigurimit të shumë bursave që ndan UNT për maturantët që vendosin të studiojnë në degët e Mekatronikës, Menaxhmentit industrial dhe Elektro-energjetikës, pranë Fakultetit të Shkencave Teknike.

Rektori Zeqiri gjatë takimit ritheksoi se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka dyert e hapura dhe u ofron kuadrit mësimdhënës dhe maturantëve çdo lloj ndihme që ju nevojitet, me qëllim që maturantët të avancojnë njohuritë e tyre teorike në nivele praktike, që në fakt është edhe synim kryesorë i vetë Universitetit.

Një përparësi për maturantët, tha Zeqiri është edhe mundësia që të fitojnë bursa të plota dhe me këtë të kenë katër vite studime falas, në drejtimet deficitare.

UNT ka bashkëpunim permanent me Shkollën e mesme të auto-transportit ‘Boro Petrushevski’ në Shkup, dhe ky bashkëpunim është në interes të ndërsjellë, pregatit maturantët për zhvillimin e tyre të mëtejmë profesional, mundëson pjesëmarrjen e tyre në punëtori dhe panaire ku demonstrohen aftësitë e maturantëve dhe studentëve.

By