𝐙𝐚𝐠𝐫𝐞𝐛, 𝟏𝟒.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟑 Universiteti “Nënë Tereza“ në Shkup nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Teknologjive moderne informative në Zagreb të Kroacisë (Visoka škola za informacijske tehnologije).Nënshkruesit e memorandumit, rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri dhe dekani i VSIT Prof.dr. Edmond Krusha u zotuan se dy institucionet e arsimit të lartë do të bashkëpunojnë në fushat me interes të përbashkët, si dhe në tema të orientuara drejt arsimit dhe kërkimit shkencor, ndërsa do të promovojnë kontaktin dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet stafit akademik, departamenteve të fakulteteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve.

Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit akademik dhe arsimor, themelimin e programeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis dy universiteteve dhe bashkëpunimin në interesin e tyre të përbashkët për një sërë aktivitetesh të arsimit të lartë.

UNT dhe VSIT do të bashkëpunojnë në fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë siç janë shkëmbimi i personelit akademik, shkëmbimi i studentëve, do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta arsimore dhe kërkimore përmes projekteve ndërkombëtare, simpoziumeve, konferencave, programeve të përbashkëta të niveleve akademike në bachelor, master dhe doktoraturë, njohjen e drejtpërdrejtë e diplomave të lëshuara nga palët nënshkruese, shkëmbimin e materialeve të publikuara akademike dhe akses në bazat e të dhënave të bibliotekave dixhitale, organizimin e përbashkët të programeve arsimore afatshkurtra, shkollave verore/dimërore, programeve speciale të certifikuara, UNT dhe VSIT do të realizojnë pjesëmarrje në ngjarje sportive dhe kulturore.

Memorandumi i mirëkuptimit me Universitetin e Teknologjive moderne informative në Zagreb të Kroacisë u realizua gjatë vizitës së punës të cilën rektori, Prof.dr. Izet Zeqiri së bashku me prorektorin për Shkencë Prof.dr. Bekim Fetaji janë duke e realizuar në Zagreb, në suaza të Programit IDADOHS të projektit Erasmus Plus.

By