Shkup, Maj 2023 – Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, nga programet studimore Studime politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe Punë dhe politikë sociale realizuan vizitë në shoqatën Lidhja nacionale e personave të verbër të RMV-së, ku u mirëpritën nga zv. kryetari Zejno Bajrami dhe sekretari Gligor Samarxhiski.
Studentët patën mundësi për së afërmi të njihen me misionin dhe funksionimin e shoqatës, si dhe mundësitë që ofrohen për studentët për realizimin e punës praktike. Në këtë bashkëbisedim studentët shprehën gatishmëri për të kontribuuar dhe inicuar aktivitete të përbashkëta ku do të lehtësohej socializimi dhe integrimi i personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar brenda shoqërisë.
Ky aktivitet u organizua nga profesorët Prof.Inord.dr. Drenusha Kamberi, Doc.dr. Hava Rexhepi dhe Doc.dr. Rilind Mahmudi në suaza të Memorandumit për Bashkëpunim të lidhur në mes Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Lidhjes nacionale të personave të verbër të RMV-së.