Shkup, Shtator 2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe kompania “Transkom Maqedoni” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të analizave të nevojshme shkencore, planeve për avancim profesional në kuadër të lëmisë, si dhe programeve për edukimin dhe përsosmërinë e kuadrove.


Bashkëpunimi në mes Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe “Transkom Maqedonia”, do të realizohet përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, mundësisë së angazhimit dhe punësimit të studentëve të UNT-së (Fakulteti i Shkencave Humane) në kompaninë partnere, bashkëpunimit në fushën e realizimit të programeve edukativo-arsimore dhe realizimit të punës praktike për ciklet studimore deridiplomike, postdiplomike dhe doktoraturës (angazhimi i ndërsjellë i kuadrove arsimore dhe studentëve) dhe forma tjera të bashkëpunimit të cilat do ti vendosin të dy institucionet.


Ky memorandum lidhet për një periudhë të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e saj mund të ndërpritet me shkresë për dorëheqje nga njëra prej palëve nënshkruese të memorandumit.

By