MATURANTËT NGA I GJITHË VENDI VËRSHUAN UNT-NË NË DITËN E HAPUR PËR TA
Shkup, 23.04.2024 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot ishte nikoqir i maturantëve nga Kumanova, Prilepi, Dollneni, Tetova, Shkupi e Kërçova të cilët ishin pjesë e “Ditës së Hapur” që u realizua në hapësirat e objektit të ri të Universitetit në ish kazermën “Ilinden”.Maturantët nga i gjithë vendi kishin mundësi që drejtpërdrejt nga dekanët të shikojnë kushtet e studimeve që ofron UNT-ja si dhe me programet studimore të tetë fakulteteve përkatëse, në 40 programet studimore, ata gjithashtu vizituan edhe bibliotekën Universitare që tani është në shërbim të studentëve.
Ky organizim këtë vit për të gjithë maturantët dhe studentët ishte një mundësi pozitive për t’u njoftuar me njëri-tjetrin si dhe në 8 fakultetet, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik si dhe Fakulteti i Shkencave Humane.
Prorektorët të cilët pritën maturantët e shumtë u shprehën se maturantëve do tu mbetet në kujtimin vizita në UNT pasi që vjen një gjeneratë e artë e studentëve në universitetit tonë, me një staf të profesionistësh të dëshmuar në botën akademike dhe jo vetëm duke iu siguruar atyre një të ardhme të ndritur dhe premtues në kërkesat e tregut të punës.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dita ditës po rritet dhe është i hapur në drejtim të ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit me universitete nga gjithë Europa e më tej.