Fakulteti: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Drejtimi: Gjeodezi dhe Gjeoinformatikë
Cikli i studimeve: Cikli i parë
Kredi ECTS: 180
Programi studimor gjeodezi dhe gjeoinformatikë ka për qëllim përgaditjen e inxhinierve për përdorimin e metodologjisë dhe teknologjisë bashkëkohore në funksion të kolektimit të të dhënave gjeohapësinore, performimin e analizave hapësinore dhe menaxhimin me gjeoinformacionet.
Koncpeti i zgjeruar i gjeodezisë me gjeoinformatikë i jep inxhinierëve të rinjë mundësi për modelim 2D, 2.5D, 3D dhe 4D të hapësirës, përdorimin e avancuar të imazheve aerofotogrametrike dhe satelitore, zhvillim dhe standardizim të infrastrukturës së të dhënave hapësinore, krijim dhe menaxhim me ueb gjeoportale, ndërtimin e sistemeve të navigaconit, e deri në përpilimin e hartave me tematikë të ndryshme dhe menaxhim me të dhënat kadastrale për pasuritë e paluajtshme dhe objektet infrastrukturore.
Në funksion të degëve tjera inxhinierike, të diplomuarve u mundësohet aftësim për planifikim, projektim, realizim, mbikëqyrje dhe monitorim i të gjitha punimeve gjatë projektimit, ndërtimit dhe shfrytëzimit të objekteve inxhinerike, si dhe vrotjimin e lëvizjeve tektonike dhe gjeodinamike të kores së tokës.