Radio Studenti

Neni 114

Për informim publik, trasparencë, hulumtim të lirë të mendimeve dhe qëndrimeve të studentëve dhe të punësuarve në lidhje me procesin edukativo-arsimor dhe për aktivitete të tjera të Universitetit, ekziston Radio universitare.

Në fazat e fillimit, Radio Studentit i është dashur një punë më e përkushtuar teknike, gjegjësisht vendosja në funksion e pajisjeve harduerike dhe instalim i programeve të duhura softuerike. E gjithë kjo është bërë e mundur me mbështetjen e palodhur të sektorit IT. Më shumë se një herë kemi pasur konsultime me teknik të jashtëm të radios, i cili na ka ndihmuar që t’i kuptojmë më mirë nevojat teknike të një radioje.

· Hapi tjetër themeltar ishte krijim i një ekipi studentor, që mbante disa takime koordinative me synim nxitjen e kreativitetit dhe lindjen e ideve për përmbajtje të radios së re. Nga kjo filluan emisionet e para:

· -Fshati Global (emision edukiativ mbi mediat dhe ndikimin e tyre, i udhëhequr nga studenti Fitim Marovci i vitit të katërt Media dhe Komunikim) -Rrahje zemre (emision kreativ mbi gjendjet shëndetësore të shpjeguara në mënyrë popullore me synim mosparagjykimin dhe mirëkuptimin e tyre, i udhëhequr nga studentja Besa Shabani e vitit të dytë Media dhe Komunikim) -Sound Voyage (Udhëtimi përmes tingujve) – emision edukativ muzikor, i udhëhequr nga një studente vullnetare jashtë UNT

· Në sajë të këtyre zhvillimeve të para, Radio Studenti, filloi të zgjerohej gjithnjë e më tepër me përmbajtjet në rrjetin social FB, ku promovonte veten, universitetin dhe plasonte postime me karakter rinor, rezultat ky i kontributit të ekipit të formuar studentor. Gjithashtu, episodet e regjistruara filluan të vendosen në aplikacionin Spotify, ku tashmë mund të dëgjohen kudo dhe në çdo moment.

Hapësira e paraparë për studio riadaptohej gjithnjë e më mirë për t’i plotësuar nevojat e radios.

· Pas një kohe, serisë së emisioneve, iu shtua dhe emisioni Mëngjes pa Përtesë, si emision informativ, edukues dhe argëtues në mëngjesin e çdo të hëne, drejtuar nga studenti Valon Sallai i vitit të parë Media dhe Komunikim me përvojë në media dhe unë, si koordinatore e radios, me synim që të bëja hapat e fillimit e në vijim udhëheqjen e emisionin ta mirëmbanin studentë.

Në suaza të emisionit Mëngjes Pa Përtesë kemi pasur tre mysafirë – z. Ramadan Shabani – përfaqësues të Fondit për Inovacion, z.Nazim Rashidi – gazetarin e mirënjohur dhe redaktorin e Alsat M dhe Besar Kerimin – përfaqësues të grupit të bjeshkatarisë GO, VISIT, HIKE, BIKE.

Me këto përmbajtje, (sidomos duke pasur parasysh se emisionit të fundit iu shtuan dhe kamerat), Radio Studenti vazhdoi të promovohet dhe të njihet gjithnjë e nga më tepër njerëz, brenda dhe jashtë universitetit.

· Një projekt tjetër që filloi Radioja ishte një seri intervistash me profesorët e UNT-së, ku studentët e ekipit të radios kishin mundësi të ushtrojnë aftësitë e tyre intervistuese duke bashkëbiseduar me profesorët e universitetit në mënyrë më informale me synim promovimin e universitetit në rrjete sociale para fillimit të vitit të ri akademik.

· Fill pas kësaj, kemi vazhduar me serinë e intervistave me studentët e UNT-së, studentë të dalluar të sugjeruar nga vetë profesorët, intervista me të cilët do të shërbente si një shembull i mirë për rininë dhe njëkohësisht një promovim i univeristetit para fillimit të vitit të ri akademik.

Të gjitha këto intervista (gjithashtu të filmuara me kamerë), ashtu si dhe të gjitha përmbajtjet e tjera nga fillimi i punës së radios mund të gjenden në FB faqen e Radio Studentit.

· Poashtu, radioja ka mbështetur aktivitetet e UNT-së si:

– Ceremonia e Absolventiadës, duke marrë pjesë në terren dhe duke nxjerr si produkt final një video promovuese që përmbledh gjithë aktivitetin sëbashku me intervista nga studentët e sapodiplomuar.

-Panairi i Karrierës, ku ka siguruar muzikë gjatë aktivitetit, moderim nga ana ime dhe intervista për të përpiluar një audiokronikë, e transmetuar më pas në kuadër të emisionit të mëngjesit.

-Dita e Hapur, me moderim nga ana ime dhe audiokronikë me intervista nga profesorë dhe studentë, e transmetuar gjithashtu në kuadër të emisionit të mëngjesit.

Marrë parasysh të gjitha këto, nuk duhet lënë pa thënë se radioja kërkon një punë të dyfishtë prapaskenës me montime dhe mbështetje IT, të siguruara në mënyrë të pakursyer nga kolegu Korab Ballanca dhe studenti Fitim Marovci.