Sigurimi dhe kontrolli i brendshëm i cilësisë së Universitetit Nënë Tereza, si universitet publik, është e përcaktuar me Ligjin mbi arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë, si dhe me vet Statutin e Universitetit Nënë Tereza. Një ndër kompetencat e menaxhmentit të Universitetit është menaxhimi i cilësisë në nivel qendror, ndërsa në nivel të fakulteteve/NjA është kompetencë e dekanit, gjegjësisht prodekanit për mësim. 


Duke pasur parasysh nevojat e brendshme të Universitetit për një sistem bashkëkohor për sigurimin dhe promovimin e cilësisë, duke u mbështetur gjithnjë në Procesin e Bolonjës, Senati i UNT-së ne vitin 2022 mori vendim për themelimin e Zyres për Cilësi. Në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë dhe me Statutin, me qëllim të arritjeve të standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka zhvilluar sistemin e tij të brendshëm për sigurimin e cilësisë, ku garanton arritjen e objektivave dhe standardeve ndërkombëtare, standarde të cilat burojnë nga Deklarata e Bolonjës dhe janë të përmbledhura në Udhëzuesin dhe Standardet Evropiane për Sigurimin e Cilësisë. 
Sistemi i sigurimit të cilësisë në Universitetin “Nënë Tereza”, përveç, që sigurohet dhe garantohet nga organet Qeverisëse të Universitetit, rregullohet edhe me procese dhe procedura formale të aprovuara nga organi më i lartë akademik i Universitetit, Senati dhe nga Drejtoria Rektoriale e  Universitetit. 

  • Mekanizmat dhe instrumentet bazë të sigurimit dhe menaxhimit të cilësisë në nivel institucional janë: 
  • Senati i Universitetit, 
  • Drejtoria Rektoriale, 
  • Këshilli mësimor-shkencor 
  • Zyra për Cilësi: 

Ndërsa dokumentet bazë që mundësojnë zbatimin e politikave strategjike të menaxhimit dhe sigurimit të cilësisë, janë: 

  • Statuti i Universitetit ; 
  • Rregullorja për Sigurim të Cilësisë; 
  • Rregullorja për vlerësimin dhe shfrytëzimin rezultateve të vlerësimit të personelit akademik; 

Universiteti “Nënë Tereza” përmes zyres për  Cilësisë në mënyrë sistematike bënë monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë në Institucion, duke grumbulluar dhe analizuar informata relevante nga bashkëpunëtorë dhe palët e interesit. 
Të gjitha këto informata të grumbulluara shërbejnë për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxëies në Universitet por edhe përmirësimin e shërbimeve administrative dhe të tjera që ofron Universiteti. Një ndër vlerësimet e rregullta që bënë Unversiteti është edhe ai i vlerësimit të stafit akademik përmes pyetësorëve që ju shpërndahen studentëve që është e përshkruar brenda Udhëzuesit për vlerësimin e lëndëve nga studentët dhe përdorimin e rezultateve të tyre 
Mekanizmat e vlerësimit të cilësisë 

Senati i UNT-së, me qëllim të kontrollimit të cilësisë së aktiviteteve akademike dhe atyre administrative, ka aprovuar tri lloje të instrumenteve të evaluimit të cilësisë: pyetësorët për staf akademik, pyetësorët për staf administrativ dhe pyetësorët për studentë. 

Krahas këtyre pyetësorëve për cilësi, në përputhje me Statutin e UNT-së, vlerësimi i studentëve për mësimdhënien dhe mësimnxënien për lëndë të veçanta organizohet në baza semestrale nëpërmjet pyetësorëve anonimë për ligjërata dhe kjo koordinohet nga dekanët e fakulteteve (ose prodekanët për mësim) në bashkëpunim me shefat e departamenteve me inicimin e prorektorit për zhvillim të cilësisë. .

Mekanizmat përkrahës 
Ekzistojnë një numër mekanizmash për përmirësimin e cilësisë së Universitetit. Cilësia e aktiviteteve hulumtuese të personelit akademik të UNT-së matet nëpërmjet publikimeve në revista shkencore me recension ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore në vend dhe ndërkombëtare. Avancimi i stafit akademik behet ne baze te numrit te punimeve te publikuara në revistat me recension ndërkombëtar. 

Mblidhen të dhënat nga fakultetet për performancat e studentëve si: përqindja e kalueshmërisë në provime, organizimi i kollokfiumeve, kohëzgjatja e studimeve etj 
Mekanizëm tradicional konsiderohet edhe akreditimi i programeve të studimit nga Senati i UNT-së, ku secili program i ri i studimit duhet të kalojë në strukturat e fakultetit e pastaj të marrë edhe pëlqimin e Senatit. 

Vlerësimi i lëndëve dhe mësimdhënësve 
Duke patur për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të mësimdhënies, Universiteti Nënë Tereza e konsideron të rëndësishme vlerësimin e studentit për lëndën në përgjithësi, si dhe për cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimdhënësve në veçanti. Ky proces realizohet përmes pyetësorëve për vlerësim të lëndëve dhe mësimdhënësve. 

Linku me vlerësime: 
1. Pyetësori për vlerësim të lëndëve 

Vlerësimi i cilësisë 
Me qëllim të kontrollimit të cilësisë së aktiviteteve akademike dhe atyre administrative, Senati i UNT-së ka aprovuar tri lloje të instrumenteve të evaluimit të cilësisë: pyetësorët për student, pyetësorët për staf administrativ dhe pyetësorët për staf akademik. 

1. Pyetësori për student 
2. Pyetësori për staf Administrativ 
3. Pyetësori për staf Akademik