Shkup, 22.01.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti sot në një takim pune këshilltarin për Arsim në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, z. Ali Rıza Altunel për të diskutuar mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor.

Në fokus të takimit ishte fuqizimi i urave të bashkëpunimit ku palët diskutuan për rritjen e mobilitetit të studentëve, projektet e përbashkëta kërkimore dhe integrimin e punimeve shkencore në platformat prestigjioze.

Z. Altunel shprehu mbështetjen e plotë për vizionin e UNT-së, duke vlerësuar universitetin si një qendër të rëndësishme për zhvillimin e shkencës ndërdisiplinore.

Në këtë takim pritës, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga ekipi i prorektorëve, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela dhe Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili.

Ky takim shënon një hap të radhës drejt internacionalizimit të UNT-së, duke konsoliduar partneritetet strategjike që rrisin cilësinë akademike dhe reputacionin ndërkombëtar të institucionit.

By