Universitetet synojnë të formojnë individë të avancuar profesionalisht por edhe të dobishëm për jetën sociale. Andaj, klubet studentore brenda universitetit formohen për t’i dhënë larmi jetës studentore, ku përveç ngritjes profesionale dhe akademike, të përfitojnë edhe aftësi ndërpersonale, kulturore, artistike dhe sociale. Është e rëndësishme që studentëve t’u krijohet hapësir ku mund të shprehin kreativitetin dhe të zbatojnë idetë dhe aftësitë e tyre.

Pjesë e këtyre klubeve studentore mund të jetë secili student i regjistruar në Universitetin „Nënë Tereza” në Shkup, në cilin do program studimor që graviton në kuadër të këtij institucioni.

  • Klubi i Ditëve festive – Klubi i ditëve festive i UNT-së i kushton një rëndësi të madhe ditëve festive kombëtare dhe ndërkombëtare. Studentët zhvillojnë aktivitete që simbolizojnë dhe përfaqësojnë denjësisht datën e një ngjarje të caktuar historike.
  • Klubi i Librit
  • Klubi i Debatit
  • Klubi i Radios Multimedias dhe Fotografisë – UNT permes aktivitetit “Studentët dhe Radio” u krijon mundësinë studentëve të promovojnë gjithë veprimtarinë e tyre socale, artistike, kulturore, sportive dhe akademike në radio . Gjithashtu ky aktivitet ka si qëllim që të promovoj studentët ekselent dhe studentët me aftësi të mira lidershipi.
  • StartUp UNT
  • Klubi për Shoqëri të Ndjeshme
  • Klubi i Shahut