Procedurat për vlerësim institucional 
Procedurat për akreditim institucional në vete ngërthejnë një mori hapash dhe procedurash të cilat janë të rregulluara me Rregullore. Bartës i procesit është Rektori i Universitetit, ku i delegon përgjegjësitë te grupi punues.   

Procedurat për vlerësim të programeve të studimit 
Universiteti përgatit programe sipas standardeve të kërkuara nga Zyra për Cilësi ku rezultatet e të mësuarit të programeve studimore janë në përputhje me kornizën kombëtare të kualifikimeve dhe Kornizën për Kualifikimet Evropiane të Arsimit të Lartë dhe si të tilla janë objekt i vlerësimit të jashtëm. 


Për të siguruar standarde të larta, Universiteti ka përpiluar Udhëzuesin për hartimin e Syllabuseve në përkrahje të ekspertëve ndërkombëtar austriak. Në hartimin e programeve të studimit gjithashtu përfshihen trupat këshillëdhënës dhe të diplomuarit e Universitetit.   


Sistemi dhe procedurat e zhvillimit të kurrikulave, kryesisht, janë të zhvilluara dhe adaptuara nga modelete Universiteteve Evropiane, bazuar në sistemin e Bolonjës. 

Përgjegjësit dhe bartësit të procesit për vlerësim të programeve të studimit dhe përgatitjes për proces të (ri)akreditimit janë të ndarë në dy nivele. 

Në nivel institucional: 

  • Senati 
  • Drejtoria Rektoriale, 
  • Keshilli mesimor-shkencor , 
  • Zyra për Cilësi,