Klubi Alumini pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, është asociacion që funksionon në kuadër të Qendrës për Karrierë dhe ka për qëllim të forcojë dhe avancojë lidhjen midis Universitetit, alumnive (të diplomuarëve), sektorit afaristë dhe rrjetit të miqëve të UNT-së. Klubi Alumni është i hapur për të gjthë alumnit pa dallime kulturore, sociale, etnike, gjinore etj.

Misioni i Klubit Alumni është të forcoj dhe zhvilloj lidhjet me të gjithë studentëve dhe gjeneratat e të diplomuarëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup me qëllim të arritjes së bashkëpunimit të vazhdueshëm të përbashkët që do të mbështetet në themele të forta dhe do të kontribuojë si në afirmimin e Universitetit po ashtu edhe të vetë alumnive.

Vizioni i Klubit Alumni është të kultivoj një ndjenjë të fortë të përkatësisë ndaj Universitetit mëmë tek studentët aktualë (me përfshirjen e tyre në realizimin e aktiviteteve të përditshme, përmes formave të vullnetarizmit dhe tutorimit, duke u ofruar atmbështetje në zhvillimin e karrierës, promovimin e tyre pranë komuniteti i biznesit dhe punëdhënësve potencial), si dhe për të zhvilluar një ndjenjë të fortë identifikimi me alumnit (të diplomuarit) duke i konsideruar ata si diplomat të Universitetit.

Qëllimet:

1. Krijimi i një rrjeti të forte Alumni që do lidhidh të gjthë ish studentët e diplomuar pranë fakulteteve në kaudër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup;

2. Klubi Alumni të angazhohet në promovimin e Universitetit si mbrenda dhe jashtë vendit, duke qenë urë lidhëse me klubet e tjera alumni dhe asociacioneve të tjera si motra.

3. Krijimi i një bazë të dhënash që do të përmbajë të dhënat e të gjithë të regjistruarve në Klubin Alumni, për ta vënë atë në dispozicion të të gjithë ish-studentëve në mënyrë që të mundësohet rrjetëzimi i tyre për realizimin e qëllimeve të biznesit në të ardhmen;

4. Promovimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve në mes alumnive, studentëve, stafit universitar dhe miqve të Universitetit;

5. Krijimin e mundësive të bashkëpunimit me instutucione dhe organizata për zhvilimin e projekteve dhe aktiviteteve nga lëmitë akademike, shkencore, artistike, humanitare etj.