Me kalueshmërin si definicion nënkuptojmë mundësin për të kaluar nga një kategori në një kategori më të lart, në rastin konkret studentët bëjnë ngritje të arsimimit të tyre me anë të kalueshmëris. Kalueshmëria në një lëndë të caktuar për studentin referon arritjen e kalimit nga një klas në klas tjetër më të lartë. Për të siguruar evaluimin sistematik të dijeve, mësimdhënësi duhet që së paku tre herë gjatë semestrit të vlerësojë dijet e studentëve, edhe atë nëpërmjet: provimit përfundimtar, provimit midis-semstral dhe një formë tjetër vlerësimi, në varësi nga natyra e lëndës (seminar, prezantim, kuiz, etj.) Matja e suksesit të studentëve paraqet indikator për sigurim të kualitetit dhe aftësive cilësore në vlerësim. Në Universitetin “Nënë Tereza “ është përpunuar i gjithë raporti për suksesin, kalueshmërin dhe mesataret e studetëve në Afatin Qershor 2022. Rezultatet nga përpunimi i të dhënave të suksesit të studentëve janë të paraqitura në forma grafikore të cilat mund ti shihni në vazhdim: