Shkup, Prill 2026 – Karavani promovues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ka realizuar vizitën e radhës në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, duke hapur një dialog konstruktiv me maturantët mbi rrugëtimin e tyre të ardhshëm akademik. Ky takim informues shërbeu si një platformë për të shpalosur ofertën e pasur arsimore që përfshin tetë njësitë akademike të universitetit tonë.

Ekipi i UNT-së, i udhëhequr nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, dhe i përbërë nga profesorët Neritan Turkeshi, Genta Spahiu Mirzo e Argëtim Saliu, prezantoi përparësitë konkurruese të studimit në UNT. Fokus i veçantë gjatë bashkëbisedimit iu dha, lëvizshmërisë globale një mundësive unike që ofron programi Erasmus+ për studime jashtë vendit, mbështetjes financiare ku përfshihen paketa e bursave vendore dhe institucionale për studentët e dalluar si dhe praktika një lidhje organike të programeve studimore me industrinë dhe punësimin e garantuar pas diplomimit.

Maturantët e “Zef Lush Markut”, të njohur për përgatitjen e tyre solide, shfaqën një interesim të veçantë për kushtet moderne të laboratorëve dhe infrastrukturën e re të kampusit të UNT-së. Pyetjet e tyre u përqendruan në profilet inovative që i përgjigjen kërkesave të epokës digjitale dhe hulumtimit shkencor.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh një falënderim të veçantë për drejtorinë dhe stafin pedagogjik të Sh.M.Q.Sh. “Zef Lush Marku” për pritjen profesionale dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në drejtim të orientimit dhe ngritjes profesionale të rinisë sonë.

By