Shkup, Qershor 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka zyrtarizuar një partneritet të ri strategjik përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me Qendrën për Edukim Joformal “FLUENT”.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi zyrtar ndërmjet Rektorit të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe drejtorit të qendrës, z. Muhamed Jonuzi.Ky bashkëpunim synon ndërlidhjen e arsimit universitar me programet e edukimit joformal për të ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.
Fokus i veçantë do t’i kushtohet realizimit të projekteve kërkimore, organizimit të trajnimeve profesionale, konferencave të përbashkëta shkencore dhe simpoziumeve.Ky akt vërteton edhe një herë synimin e UNT-së për të stimuluar inovacionin dhe për të formësuar profesionalisht gjeneratat e reja për një treg pune gjithnjë e më dinamik.
