Shkup, Korrik 2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Fati Iseni, mirëpritën në një takim pune kryetarin e Asociacionit për Rritjen e Arsimit Global (TAEG), Prof. Dr. Huseyin Uzunboylu, kryetarin e konferencave INSODE dhe BEMTUR 2026, Prof. Dr. Ozcan Asilkan, si dhe bashkëpunëtoren e tyre.
Ky takim shënoi bashkërendimin e fundit të forcave për realizimin e suksesshëm të punimeve të dy ngjarjeve madhore shkencore ndërkombëtare që po zhvillohen në hapësirat e universitetit tonë: Konferenca e 15-të Botërore mbi Inovacionin dhe Shkencat Kompjuterike (INSODE-2026) dhe Konferenca e 11-të Globale mbi Biznesin, Ekonominë, Menaxhimin dhe Turizmin (BEMTUR-2026).
Gjatë takimit, rektori Fetaji shprehu kënaqësinë që UNT shërben si urë lidhëse për shkencëtarë, hulumtues dhe akademik nga mbarë bota, nga ana e tyre, delegacioni i TAEG dhe krerët e konferencave vlerësuan lart infrastrukturën, mikpritjen dhe gatishmërinë logjistike e akademike të UNT-së, duke e cilësuar institucionin si një partner strategjik me potencial të jashtëzakonshëm në rajon.
