Shkup, Nëntor 2026 –  Në Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, u mbajt AI Developer Day 2026, një event teknologjik kushtuar inteligjencës artificiale dhe zhvillimit modern të softuerit, i organizuar nga Albanian Azure User Group (AAUG) në bashkëpunim me Universitetin tonë.

Interesi dhe pjesëmarrja ishin të jashtëzakonshme, me sallën plot nga fillimi deri në fund.

Eventin e hapi Fisnik Doko, organizator i eventit dhe profesor në UNT, ndërsa me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji.

Programi vazhdoi me katër prezantime nga folësit tanë, të cilët sollën tema aktuale dhe demonstrime praktike nga bota e AI-së dhe zhvillimit të softuerit:

🎤 Fati Iseni: The Future of .NET and AI-Powered Applications

🎤 Muhamed Shabani: Rapid AI Development: From Idea to First Client

🎤 Rilind Kaba: Engineering Custom AI Agents and Skills in GitHub Copilot

🎤 Merxhan Bajrami: Building Voice-Powered AI Applications

Një falënderim i veçantë për studentët dhe të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me praninë, interesimin dhe pyetjet e tyre i dhanë vlerë këtij eventi. Faleminderit gjithashtu folësve, ekipit organizativ dhe mediave që e përcollën këtë aktivitet.

Organizimi i eventeve të këtij niveli dëshmon se kemi dijen, talentin dhe potencialin për të kontribuar në zhvillimin e teknologjive të së ardhmes.

Vazhdojmë së bashku të krijojmë mundësi të reja për të rinjtë dhe komunitetin tonë teknologjik. Shihemi në eventin e radhës.

By