Gostivar, Maj 2023- Pedagogët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nën koordinimin e profesoreshave Arta Xhelili dhe Mirlinde Bilalli, vizituan maturantët e shkollës së mesme ekonomike “Gostivar” dhe shkollës së mesme komunale të mjekësisë “Gostivar” në qytetin e Gostivarit.

Gjatë këtij prezantimi informues, maturantët patën mundësinë të informohen më shumë rreth programeve studimore të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, kushteve të studimit, kërkesave të pranimit, përvojave të studentëve aktual dhe mundësive të shumta për punë dhe karrierë pas përfundimit të studimeve që ofrojnë programet studimore të UNT-së. Maturantët treguan interes në të gjitha tetë fakultetet dhe 39 programet studimore por theks të veçantë kishin për progamet e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave Humane.

UNT falënderon udhëheqësitë e shkollave të mesme komunale të Gostivarit për mikpritjen dhe angazhimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

By