Shkup, 23.12.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Komisioni i Letrave me Vlerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë zyrtarizuar sot një partneritet strategjik përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi. Dokumenti u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë, Mr. Bujare Abazi.
Ky memorandum synon të rregullojë dhe të parashikojë një bashkëpunim afatgjatë për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e edukimit profesional, kërkimit shkencor dhe praktikës studentore në sferën e tregjeve të kapitalit.
Sipas marrëveshjes, të dyja institucionet do të angazhohen për të ofruar, edukim profesional joformal dhe atë për studentët e programeve studimore ato të ekonomikut, financave dhe drejtësisë në lidhje me rregullativat vendore dhe ndërkombëtare të instrumenteve financiare. Po ashtu, realizimin e mësimit praktik ku studentët do të kenë mundësi të përvetësojnë shkathtësi praktike drejtpërdrejt në Komisionin e Letrave me Vlerë, duke rritur konkurrueshmërinë e tyre në tregun e punës, si dhe mbështetje akademike ku ekspertët e Komisionit do të ofrojnë mendime profesionale për punimet e diplomës, masterit dhe doktoraturës që trajtojnë tregjet e kapitalit dhe menaxhmentin financiar.
Përveç pjesës arsimore, memorandumi parasheh edhe pjesëmarrjen në projekte të BE-së, bashkëpunim në aplikime për fonde ndërkombëtare që synojnë zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në hartimin e strategjive duke angazhuar kuadrin professional të UNT-së për hartimin e analizave dhe politikave nga sfera e tregut të kapitalit me kërkesë të Komisionit si dhe rritjen e edukimit financiar si një investim i përbashkët në ngritjen e nivelit të arsimimit financiar të popullatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Rektori Fetaji, i shoqëruar me prorektorin Prof. Inor. Dr. Fati Iseni theksoi se ky bashkëpunim është një hap i madh drejt lidhjes së institucionit akademik me rregullatorët kryesorë financiarë, ndërsa kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë, Mr. Bujare Abazi, u shpreh se mbështetja e studentëve dhe nxitja e inteligjencës kreative janë udhëzuesit kryesorë drejt një suksesi të garantuar institucional.
